Kryeministrja britanike, Theresa May. rel

May: Nëse shkarkohem mund të anulohet BREXIT

Kryeministrja britanike, Theresa May sot do të mund të shkarkohet pasi do të përballet me një mocion votëbesimi.

E në lidhje me këtë, May sot para mediave paralajmëroi se BREXIT mund të ‘anulohet’ nëse ajo rrëzohet nga qeverisja, raporton The Independent.

“U bëjë thirje deputetëve të partisë time që të mos e lejojnë këtë mosbesim. Një udhëheqës i ri do të detyrohet të vonojë implemtimin e marrëveshjes ose do ta anulojë BREXIT-in dhe për këtë nuk do të kenë kohë për të negociuar një marrëveshje të re”, tha May.

Përgatiti: Arbisa Shefkiu