‘Martesa’ fiton çmimin ‘Filmi më i mirë’ në Cinedays të Shkupit

Filmi “Martesa” (The marriage), i regjisores Blerta Zeqiri, është shpallur filmi më i mirë në garën CineBalkan të festivalit të filmit europian Cinedays në Shkup.

Lajmi është bëri i ditur nga vetë regjisorja Blerta Zeqiri përmes një postimin në llogarinë saj në “Facebook”.

“Shumë e lumtur që Martesa ka fituar shpërblimin e filmit më të mirë Ballkanik në festivalin Cinedays në Shkup”, ka shkruar Zeqiri.

Edicioni i i sivjetmë i festivalit të filmit europian ‘Cinedays’ në Shkup është mbajtur nga 8 deri më 18 nëntor 2018.

Filmi “Martesa”, që flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, është prezantuar në shumë festivale prestigjioze, duke marrë edhe çmime sikurse Triumfi në festivalin “Tallinn Black Nights”.

Filmi ‘Martesa’ është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.

Në film rolet kryesore i interpretojnë Genc Salihu, Alban Ukaj dhe Adriana Matoshi.

Filmi ‘Martesa’ është propozuar që të përfaqësojë Kosovën në garën për çmimin “Oscar”.