Foto: CNN

Manjati i erëzave, babai i dy sulmuesve në Sri Lanka është në paraburgim

Një foto e postuar nga një ngjarje në vitin 2016, në faqen zyrtare të ministrit të Shkencave të Teknologjisë dhe Hulumtimit të Sri Lankas, tregon Sujeewa Senasinghe (në të bardhë), ish-ministër i Tregtisë Ndërkombëtare, duke shtrënguar duart me Imsat Ahmed Ibrahimit (djathtas), derisa babai i tij (në mes), tregtari miliarder i erëzave, Mohamed Ibrahim, është duke i shikuar ata.

Një tregtar i njohur i erëzave dhe babai i dy sulmuesve vetëvrasës, Mohamed Yusuf Ibrahim, është në paraburgim nën dyshimin për ndihmën dhe nxitjen e të dyshuarve, ka thënë për CNN, zëdhënësi i Policisë së Sri Lankan, Ruwan Gunasekera, raporton CNN.

Ibrahim është themeluesi i “Ishana Exports” me bazë Colombo, e cila përshkruan veten në faqen e saj si “eksportuesi më i madh i erëzave nga Sri Lanka që nga viti 2006.”

Ruwan Gunasekera shtoi se të gjithë anëtarët e tjerë të familjes Ibrahim besohet të jenë në paraburgim.

Ibrahimi ishte në mesin e dhjetëra njerëzve të arrestuar pas sulmeve.

Sulmi i organizuar me bomba kishte ndodhur në Ditën e Pashkëve, nëpër disa kisha dhe hotele në Sri Lanka.

Nga këto sulme mbetën të vdekur rreth 300 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.