Foto: Ilustrim

Digjet rezidenca e kryeministrit të Sri Lankës

Shtëpia e kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe është djegur.

Gjatë orëve të kaluara, trazirat mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar jashtë rezidencës së Wickremesinghe në kryeqytetin e Sri Lankës.

Shtëpia e kryeministrit Wickremesinghe është djegur nga protestuesit, raporton BBC.

 

Shtëpia e tij private në Colombo është aktualisht nën rrethim dhe në zjarr, vetëm disa orë pasi mijëra njerëz pushtuan rezidencën zyrtare.

“Protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën”, tha një zyrtar nga zyra e tij për BBC.