Arrestohet gruaja që dyshohet se kreu sulmin në Stamboll

Alham Albashir është gruaja e cila po dyshohet që kreu sulmin terrorist me bombë në Stamboll të Turqisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Stambollit, Abashir është arrestuar e gjallë dhe se gjatë marrjes në pyetje, ajo ka deklaruar së urdhrin për sulm e kishte marrë nga organizata PKK/PYD/YPG në Kobani të Sirisë.

“Në marrje në pyetje, personi deklaroi se ishte trajnuar nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG si oficer special i inteligjencës dhe se në vendin tonë ka hyrë përmes Afrinit me mjete evazive për të ndërmarrë veprime. Organizata terroriste PKK/PYD/YPG ka marrë një urdhër veprimi në Stamboll nga selia e saj në Kobani të Sirisë dhe ka deklaruar se aksionin Bombali e ka kryer të dielën e datës 13.11.2022 rreth orës 16:20 dhe ka ikur” – thuhet në njoftim.

Në deklaratë është raportuar se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie që kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën për në vendngjarje dhe është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në rrethin Esenler.

“Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në rrethin Esenler dhe në studimin fiziko-teknik është kryer një operacion në 21 adresa që janë konstatuar në kontakt me personin”- thuhet në njoftim.

Më tej Policia e Stambollit thotë se në operacionin për arrestim, janë arrestuar 46 persona të tjerë.

6 persona kanë vdekur e 81 janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur dje pasdite në Stamboll.

Institucionet dhe partitë politike të Kosovës janë solidarizuar me popullin dhe Qeverinë turke në këtë ditë të rëndë.