Malishevë, arrestohet për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi gjatë kontrollimit nga ana e Policisë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë 5.05 gramë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hil Mosi” të hënën rreth orës 12:30.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.