Majlinda Mbetet pa Medalje

Majlinda Kelmendi do të kthehet pa medalje nga Kampionati Botëror i Xhudos në Budapest.

Në garën për medaljen e bronztë Kelmendi u mposht nga garuesja braziliane Erika Miranda.

Gjërat nisën të shkojnë keq për Kelmendin në këtë kampionat në momentin kur ajo e humbi nga japonezja ai Shishime.

Deri në gjysmëfinale, Majlinda Kelmendi erdhi pasi mposhti francezen Amandine Buchard, pasi paraprakisht ngadhënjeu ndaj Evelyne Tschopp dhe Odette Giuffrida.