Majlinda e Nora i Kanë Mundur më Herët Kundërshtaret e Para

Majlinda Kelmendi deri tash ka mundur në secilën ndeshje kundërshtaren e parë të saj, me të cilën do të takohet në Lojërat Olimpike.

Sipas shortit, ajo do të takohet me francezen Priscilla Gneto apo me ziveranen Evelyn Tshopp.

Kelmendi raundin e parë do ta kalojë pa luftë dhe në raundin e dytë do të takohet me fituesen e luftës në mes të dy sportisteve evropiane.

Me francezen, Majlinda është takuar katër herë dhe të katër radhët kosovarja ka dalë fituese. Dy herë e ka mundur me ippon në kohë më të shkurtës se sa zgjatë lufta dhe dy herë me luftë më të mirë, pasi francezja kishte marrë më shumë vërejtje.

Përndryshe Kelmendi dhe Gneto janë mike dhe njihen për një kohë të gjatë pasi kanë shkuar në shumë gara dhe përgatitje së bashku.

Ndërsa me zviceranen, Majlinda është takuar dy herë dhe që të dy luftërat i ka fituar. Herën e parë në Paris ka fituar me Ippon ndërsa herën e dytë në Abu Dabi ka fituar me poena.

Më herët Tchopp për një gazetë online zvicerane ka vlerësuar shumë lartë xhudon kosovare duke komentuar se fizikisht kosovarët janë shumë të fortë. Ajo kishte shprehur dëshirën që me Kelmendin të takohet në finale.

E Nëse Nora e kalon këtë rang do të takohet me rumunen Corina Caprioru, të cilën gjithashtu Nora e ka mundur në vitin 2015 në çerekfinale të kampionatit evropian, pas një lufte shumë të ngushtë.

Edhe Nora Gjakova është takuar më herët me kundërshtaren e saj të parë. Gjakova e ka mundur kolumbianen Amaris në Grand Slam në Tokio. Amaris është e ranguar e 35-ta në ranglistën botërore, ndërsa Gjakova e 18.