Pal Lekaj. Foto: Kallxo.com

Lekaj: Rezultatet e rrugës Pejë - Rozhajë do të shihen vitin tjetër

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë që tuneli i “Alpeve shqiptare” do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi, do të lidhë Pejën me Rozhajen e rrjedhimisht, Peja do të lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.

“Autostrada e “Dukagjinit” dhe tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ai më tej ka shtuar se ketë vit do të përfundohet me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shihen rezultatet konkrete në ketë drejtim. 

Foto: Pal Lekaj/Facebook
Foto: Pal Lekaj/Facebook