Foto: Kallxo.com (Arkiv)

Kuvendi Komunal në Mitrovicë thërret seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të hënën.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet me kërkesë të kryetarit të komunës Agim Bahtiri.

Sipas njoftimit në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicë në rend ditë do të jetë shqyrtimi i konkluzionit të datës 30 nëntor  për ndryshimin e ligjit për bashkimin e Mitrovicës.

Po ashtu, në rend dite do të jetë edhe plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019, raporti i punës për periudhën korrik-nëntor 2018 i NP “Qendra Multifunksionale”, dhe  raport i punës së Bordit të Ndërmarrjes “Kosovatrans -Stacioni i Autobusëve” Mitrovica e Jugut.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal duke filluar nga ora 10:00.

KALLXO.com ka përcjellur mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës e cila u mbajt me 30 nëntor, në të cilën u diskutua për ndryshimin e ligjit për ta bashkuar Mitrovicën.

https://kallxo.com/bahtiri-asnje-qytetar-i-mitrovices-se-bashkuar-nuk-do-te-jete-pa-buke-dhe-pa-sherbime/