Foto: Kallxo.com

Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë disa projektligje për kulturë

Me propozim të Ministrisë së Kulturës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, janë miratuar në lexim të parë 4 projektligje për fushën e kulturës.

Përmes një komunikate MKRS thekson se me propozime të kësaj ministrie parlamenti i Kosovës ka miratuar në lexim të parë disa projektligje me rendësi për zhvillimet kulturore në vend.

MKRS njofton se projektligjet e miratuar në ligjin të parë janë: Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-097 për Bibliotekat; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponzorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Pas miratimin të këtyre projektligjeve, MKRS ka lëshuar një prononcim nga fjala e ministri të kulturës para deputetëve sipas të cilës ministri Kujtim Gashi ka thënë se hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm.

“Kalimi i propozimeve të MKRS-së nga ana e Kuvendit, plotëson objektivat strategjike të ministrisë por edhe kompleton harmonizimin e këtyre projektligjeve me ligjet tjera të Kosovës”, citohet te ketë thënë ministri Gashi.