Komisioni për buxhet dhe financa - Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvend, Mblidhen Katër Komisione

Katër Komisione Parlamentare pritet të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr. 06/L-001 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në rend dite shqyrtimin dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e sotme diskuton lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.

Dhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka disa pika të rendit të ditës. Ky komision pritet të votojë  raportin vjetor 2016 për gjendjen e mjedisit; Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore; Shpallja e konkursit për drejtor të Agjencisë së komplekseve memoriale të Kosovës; Formimi i grupeve punuese për nismën legjislative rreth hartimit te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit dhe nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për cilësinë e bukës; Shqyrtimi i kërkesës së Shoqatës së verëtarëve “Enologjia”, për mbështetje për eksportin e verërave dhe heqjen e akcizës në verëra.