Manastiri i Deçanit. Foto: Wikimedia.org

Kushtetuesja: E Pranueshme Kërkesa e Manastirit

Manastiri kontestonte dy vendime të kësaj dhome që i lidhnin këto prona me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Këto dy vendime i kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim kushtetutshmërie në emër të Manastirit të Deçanit kryemurgu i tij Dragutin (Sava) Janjiq.

Kjo gjykatë konstatoi se është shkelur neni 31 i Kushtetutës së Kosovës dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që garantojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Gjykata Kushtetuese kërkesën e manastirit e quajti të pranueshme në vendimin e saj të publikuar dje.

Bëhet fjalë për 24 hektarë tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e përshëndeti Presidenti Hashim Thaçi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutën e Shtetit dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo,” shkroi Thaçi në Facebook.

Ndërsa kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri reagoi ndaj këtij vendimi duke thënë se Gjykata Kushtetuese po legjitimon vendimet e kohës së Sllobodan Millosheviqit.

Marrëveshjen e vitit 1997 e kanë kontestuar vazhdimisht ndërmarrjet “Iliria dhe “Apiko”, ndërsa qytetarët e Deçanit kanë protestuar disa herë viteve të kaluara që këto toka të mos i takojnë manastirit.

Deçanasit Protestojnë Kundër Faljes së Tokave Manastirit

Sërish Protesta Kundër “Faljes” së Tokave Manastirit

Deçanasit Nuk e Dëgjojnë Haradinajn Për Tokat e Manastirit (TV)