Kurteshi: Dhoma e Posaçme, segmenti më joefikas i gjyqësorit kosovar

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha sot se Dhoma e Posaçme do të vendosë për privatizimin dhe se sipas tij nuk ka instancë tjetër që mudn ta bëjë këtë gjë.

Kurteshi shtoi se kjo Dhomë, ka qenë segmenti më joiefikas i gjyqësorit të Kosovës.

“Gjyqësori ka vonesa të theksuar në trajtimin e lëndëve, dhoma e posaçme është segmenti më joefikas në krejt sistemin. Krijimi i Dhomës së Posaçme është ndarë nga sistemi qëndror qëllimisht, jo për shkak të rritje së efikasitetit, jo për shkak të funskionalitetit apo nivelit të pofesionalizimit, por qëllimi ka qenë kapja, mbrojtja e sistemit të privatizimit të pronës shoqërore në Republikën e Kosovës me qëllim të shkatërrimit. Ky proces është dëshmuar si shkatërrimtar, si i korrupturar dhe i krimininalizuar”, tha ai.

Në anën tjetër Bilall Sherifi në emër të grupit parlamentar NISMA,në shqyrtimin për miratim të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit tha se dallimet ndërmjet partive po vërehen dukshëm.

“Shihet se kemi dallime te thella ne mes te tri grupimeve politike , derisa mazhoranca e mbeshtet ligjin  kemi pozicionime te ndryshme nga opozita dhe lista serbe, e cila po  mohon ta votojë e të përfshihet në këtë ligj pasi po përfundon mandati i EULEX-it e këto dallime janë permabjtësore” tha Sherifi.

Sherifi po ashtu tha se ky ligj duhet të miratohet në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike në Kuvend sepse nevojitet vota e tyre që ky ligj të kalojë në miratim sepse ato raste po presin zhgjidhje nga ky Kuvend.

“Ky ligj duhet të bëhet ashtu që t֝ë shihet pajtueshmëria e të gjitha partive në kuvend pasi që duhet vota e tyre që ky ligj të miratohet, ne i japim mbështetje këtij lexim të parë, por mbajmë të drejtën që në lexim të dytë nëse nuk arrijmë që të harmonizohemi pozitë e opozitë që të mos jetë ligj i mazhorancës por të jetë ligj i Kosovës sepse për dikë ata mund të jenë numra por janë halle të 21 mijë qytetarëve” potencoi Sherifi.

Kuvendi i Kosovës ka filluar një pauzë një orëshe.