Protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje të pagave

Kryetari i Sindikatës: Rriten Rrogat e Punëtorëve të KEK-ut

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të KEK-ut (SPEK), Izet Mustafa, njoftoi punëtorët e kësaj kompanie se bordi i KEK-ut ka vendosur ta përmbushë kërkesën e kahmotshme të sindikatës për rritje lineare të pagave prej 100 euro për të gjithë punëtorët e saj, raporton Kallxo.com.

“Tani sa mora lajmin zyrtarë që Bordi Drejtues i KEK ka marrë Vendim për aprovim të kërkesës për rritje të pagave për 100 euro linearisht për të gjithë punonjësit”, tha Izet Mustafa në një postim në Facebook.

“E di që punonjësit e kanë prit me padurim këtë lajmë edhe pse me dhjetëra herë ju është dhënë informatë e pa konfirmuar e nga lloj lloj grupe e individ por më në fund ky është lajm zyrtar që sigurisht do t’i gëzojë të gjithë punonjësit. Vendimi do të jetë një obligim edhe më i madh për të gjithë Ne për punë e angazhim, për përgjegjësi e disiplinë në punë”, tha Mustafa.

Në shkurt të këtij viti, Bordi i KEK nuk kishte vendosur për kërkesën e punëtorëve për rritje të pagave.

Bordi Nuk Vendos Rritjen e Pagave Për Punëtorët e KEK-ut