Ish-anëtari i bordit të Postës bëhet drejtues i Bordit të KEK-ut

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të shkarkojë bordet të cilat kanë qenë të emëruara nga Qeveria Kurti.

Katër ndërmarrje publike janë bërë me drejtorë e anëtar të rinjtë.

Një ndër ta është edhe Hysen Fazliu, ish- anëtari i Bordit të Postës së Kosovës e i cili  sot është emëruar Kryesues i Bordit të Ndërmarrjes Publike të KEK-ut.

Në llogarinë personale në Facebook, Fazliu shihet me disa personalitete politike dhe udhëheqës të partive politike.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj me Fazliun por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje as në mesazhet e dërguara.

Kryesuesi i Bordit të KEK, Hysen Fazliu, Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha dhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Foto: Facebook

Në një hulumtim të gjatë të Gazetës Jeta në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, pati shkruar edhe për hiset politike brenda ndërmarrjeve publike.

Partitë të cilat kanë qenë pjesë e koalicionit qeverisës PAN kishin ndarë ‘hisen në tri pjesë në Bordin e Postës së Kosovës.

Së paku pesë nga gjashtë anëtarët e ish Bordit të Postës së Kosovës kishin lidhje politike e ndër ta ishte edhe Hysen Fazliu.

Në Facebook, Fazliu ka fotografi të publikuar me ish- Kryeshefin e Postës së Kosovës, tani deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Sejdi Hoxhan, dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Bordin e Përkohshëm të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, KEK, e përbëjnë, Hysen Fazliu si Kryesues dhe drejtor, Egzon Berisha në pozitën e drejtorit, Petrit Ibraj, drejtor dhe Fatime Grajcevci drejtoreshë.

Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe bordet e përkohshme edhe në tri ndërmarrje të tjera publike.

Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike