Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut viziton njësitë prodhuese të korporatës

Korporata Energjetike Kosovës ka njoftur për vizitën e drejtorëve të përkohshëm të bordit në njësitë prodhuese të kësaj korporate.

Në njoftim thuhet se bordi i drejtorëve ka vizituar Termocentralin Kosova A, Divizionin e Prodhimit të Qymyrit dhe Termocentralin Kosova B.


Gjithashtu theksohet se gjatë kësaj vizite Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.

Tutje në njoftim thuhet se Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar stafin e këtyre divizioneve duke i cilësuar si asetin më të çmueshem të Kosovës si dhe ka shprehur gatishmëri për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.