Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit të Shqipërisë - Foto: Rtv21

Kryeparlamentari i Shqipërisë për Vizitë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi nesër viziton Kosovën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra për Komunikim e Kuvendit të Kosovës, ku njoftohet për takimin e  kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit me homologun e tij, Gramoz Ruçin.

Takimi në mes Veselit e Ruçit do të mbahet në kabinetin e Veselit nga ora 09:30, ku pas këtij takimi do të ketë deklaratë për media.

Ndërsa, Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidenti Thaçi do të takohet me kreun e Kuvendit të Shqipërisë në ora 10:30 /21Media