Foto:Arkiv

Kroatët Luten në Kishë Për Shpirtin e Titos

Një gazetar kroat organizoi një meshë katolike për liderin komunist jugosllav Josip Broz Tito si një ‘eksperiment social’ pas një meshe të mbajtur për një lider fashist të Luftës së Dytë Botërore në Zagreb.

Mesha e dedikuar lutjes për shpirtin e Titos, një ateist i ashpër, u mbajt në kishën e Shën Markut në Zagreb të dielën – një përgjigje ndaj një meshe të mbajtur për liderin kroat fashist të Luftës së Dytë Botërore Ante Paveliç në fund të dhjetorit.

Vojislav Mazzocco, një gazetar dhe kolumnist për Indeksin kroat të lajmeve, tha se ai e organizoi meshën e të dielës për të kryer “një eksperiment të vogël social” pas meshës në përkujtim të Paveliçit, e cila shkaktoi një protestë nga antifashistët.

“Kanë kaluar më shumë se 59 vite që nga vdekja e Ante Paveliç, për të cilin dhjetë ditë më parë u mbajt një ceremoni e shenjtë. Kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga vdekja e Josip Broz Titos dhe ende njerëzit kanë mosmarrëveshje të thella mbi ta. Njerëzit debatojnë dhe janë gati të grinden, të paktën në rrjetet sociale,” tha Mazzocco.

“Do të isha i lumtur nëse askush nuk do të vinte në meshë. Kjo do të tregonte se shoqëria ‘po rritet’, duke i lënë pas disa gjëra,” shtoi ai. Rreth 50 vetë morën pjesë në meshë.

Mazzocco gjithashtu tha se shpresonte që kjo gjë të ndihmonte “në pajtimin e grupeve të ndryshme, duke qenë se ky është qëllimi i përgjithshëm i ceremonive të shenjta”.

Mesha e të dielës u udhëhoq nga prifti katolik Franjo Prstec, i cili mbajti një shërbim të drejtpërdrejtë, por përfshiu edhe kritikat e Titos, i cili mori masa të ashpra kundër agjitacionit për pavarësi në këdo nga ish-republikat jugosllave, ndërsa si ishte në pushtet.

mesha

“Më falni, por ne duhet të lutemi gjithashtu për ata që nuk donin që Kroacia të ekzistonte,” tha Prstec.

Më shumë se 300 njerëz u mblodhën në një tjetër kishë në Zagreb më 28 dhjetor për meshën në përkujtim të Paveliç, i cili sundoi shtetin kukull nazist me emrin Shteti i Pavarur i Kroacisë, NDH, midis viteve 1941 dhe 1945.

Rreth 70 antifashistë protestuan para kishës, duke e akuzuar Paveliçin si kriminel lufte. Disa prej tyre u sulmuan nga një grup prej rreth 15 huliganësh pro-fashistë.

Tito, i cili lindi në vitin 1892 në fshatin Kumrovec në Kroacinë veriore, ishte udhëheqës i Partisë Komuniste të Jugosllavisë para Luftës së Dytë Botërore.

Ai dhe Partia Komuniste udhëhoqën rezistencën antifashiste në Jugosllavi në Luftën e Dytë Botërore duke u përleshur me trupat e Boshtit, shtetin kukull të Paveliçit dhe bashkëpunëtorët e tjerë fashistë jugosllavë.

Ai u bë president pas luftës dhe e bëri Jugosllavinë një regjim me një parti të vetme, duke e qeverisur vendin deri sa vdiq në maj 1980.

Tito ishte një ateist i ashpër dhe edhe pse e kufizoi lirinë e fesë nën qeverisjen e tij, Kisha Katolike dhe organe të tjera fetare e kundërshtuan regjimin e tij.

Pas rrëzimit të Jugosllavisë në vitet 1990, Tito u shndërrua në një figurë kontroversiale, por kishte edhe disa admirues besnikë, të cilën çdo vit shkojnë në Kumrovec për të shënuar ditëlindjen e tij.