Sasa Lekoviq| Foto: MC

Kreu i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë dorëhiqet pas debatit mbi çmimin polemik

Kryetari i Shoqatës se Gazetarëve Kroatë dha dorëheqjen pasi refuzoi të revokonte vendimin për të nderuar një gazetare të akuzuar për njëanshmëri në mbulimin e dhënies së dënimit për krime lufte të kreut ushtarak kroat të Bosnjës Slobodan Praljak.

Sasa Lekoviq dha dorëheqjen si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë të enjten pas një mosmarrëveshjeje me bordin ekzekutiv mbi një çmim dhënë një gazetareje të cilën disa gazetarë e akuzuan për njëanshmëri gjatë mbulimit të dhënies së dënimit dhe vetëvrasjes publike të kreut ushtarak kroat të Bosnjës, Slobodan Praljak.

Pasi Shoqata e Gazetarëve i dha çmimin gazetares së Nova TV Ivana Petroviq javën e kaluar, 11 gazetarë ia rikthyen shoqatës të mërkurën çmimet që kishin fituar në vitet e mëparshme.

Lekoviq nuk pranoi të ndikonte apo ushtronte presion te juria për të revokuar vendimin e saj edhe pse personalisht nuk pajtohej se çmimin duhet ta riftonte Petroviq.

“Juritë duhet të kenë autonominë e paracaktuar dhe kjo nuk duhet të shtrembërohet, sepse neve nuk na pëlqen vendimi, pavarësisht se sa pakënaqësi personale shkaktoi kjo situatë,” tha Lekoviq në një komunikatë për shtyp.

Ai shtoi se do të ishte “hipokrite” të kundërshtonte jurinë që Shoqata e Gazetarëve “të dilte më mirë”.

Lekoviq, një gazetar dhe redaktor investigativ, u bë kryetar i shoqatës në prill 2015.

Në nëntor 2017, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dënoi gjashtë ish-zyrtarë kroatë të Bosnjës për krime lufte kundër boshnjakëve, pas së cilës ish-shefi i Shtabit Kryesor të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, Sllobodan Praljak, piu helm në sallën e gjyqit.

Ndërsa mbulonte incidentin, Ivana Petroviq e vuri në diskutim vendimin duke pyetur gjatë një transmetimi: “Kushdo të ruajë kufirin tonë të ngushtë nga Spliti deri në Prevllakë? Sipas këtij vendimi, ndoshta muxhahedinët që kthehen nga Siria”.

Shpjegimi i HND-së për dhënien e çmimit Petroviqit thoshte se raportimi i saj atë ditë ishte “analitik dhe i përsosur”.