Foto: Ilustrim

Kosova Vërshohet nga Hurmat e Skaduara, Konfiskime edhe në Viti

Mëngjesin e sotëm njësitet patrulluese policore nga stacioni I Vitisë gjatë kontrollimit në fshatin Drobesh të Vitisë kanë ndalur një kombibus të dyshuar në të cilin janë gjetur mbi 3 mijë kilogramë hurme të skaduara.

Ky është rasti i dytë e raportimit të gjetjes së hurmave me afat të skaduar brenda 24 orëve.

Më herët është raportuar se mbi 1 mijë kilogramë hurma të skaduara para 11 viteve, janë gjetur dje në Prishtinë.

Në rastin e dytë në Viti, kur patrulla e policisë i është vënë në ndjekje një kombi me targat 05, ka hasur edhe në një kombi tjetër.

Në të dy kombit e dyshuar pas kontrollit janë gjetur tre mijë kilogram hurme të paketuara.

Vozitësit e këtyre mjeteve janë shqiptarë dhe se nuk kanë poseduar asnjë dokument për pemët që i transportonin, e nga hetimet e para besohet se ato mundë të jenë kontrabanduar ilegalisht nga Republika e Maqedonisë, njofton Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni.

Që të dy mjetet me ngarkesë, janë konfiskuar, si dhe tre persona të dyshimtë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë sjellur ne Stacionin Policor në Viti, ku edhe janë intervistuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar Njësiti i vijës së Gjelbër, Zona e Lindjes, të stacionuar në Stacionit Policor të Zhegrës, dhe po vazhdojnë të procedojnë me rastin.