Foto: RTV 21

Koreja e Veriut: Nuk Mund të Lokalizohen Raketat Tona

Çdo përpjekje nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas Koresë së Verit është e kotë.

Koreja e Veriut ka deklaruar nëpërmes zyrtarëve të saj se është e kotë çdo përpjekje nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përcaktuar ku janë hedhësit e raketave të Koresë së Veriut.

Zyratrët veri-koreanë kanë kërcënuar se arma e tyre strategjike është e gatshme “të shkatërronte plotësisht qendrat e agresionit” dhe të provokonte “kudo dhe në çdo kohë”.

Koreja e Veriut ka dhënë këtë vërejte pas një stërvitje që kohët e fundit ka bërë ushtria e Koresë së Jugut në përpjekje për të zbuluar dhe shkatërruar transportuesin e Koresë së Veriut, ka njoftuar sot agjencia e Koresë së Jugut, Jonhap.