Foto: Departamenti Amerikan i Emigracionit dhe Doganave.

Kongresistët Haradinajt: Të Punojmë për Rritje të Mirëqenies

Teksa kanë uruar Ramush Haradinajn për zgjedhjen Kryeministër, kongresistët Eliot Engel dhe Edward Royce janë zotuar për punë të përbashkët me qeverinë për mirëqenie të qytetarëve të Kosovës.

“Në javët dhe muajt e ardhshëm, presim me padurim që të punojmë me qeverinë tuaj për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe për të thelluar lidhjet SHBA-Kosovë”, thuhet në urmin e kongresistëve sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kongresistët Engel dhe Royce janë edhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, ndërsa në urimin e tyre kanë konstatuar se janë shumë të kënaqur që “marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdojnë të jenë të fuqishme”.