Kryeministri Albin Kurti. Foto: ZKM.
Urimi i Kurtit: Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë
02.5.2022 - 07:53
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit. Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë”, ka shkruar ai.
“Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin. Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami”, ka uruar Kurti përmes Facebook-ut.