Arkiv - Eliot Engel në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Kurti e fton Eliot Engelin ta festojë ditëlindjen e tij të 75-të në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar ta festojë datëlindjen e tij të 75-të në Kosovë dhe përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Engel është mik i përhershëm i Kosovës, i cili e ka përfaqësuar vendin tonë në Kongresin amerikan për dekada me radhë.

“Ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë. E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75-vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Ditëlindja e Eliot Engel është me 18 shkurt.