Debat Pernime, Kamenicë. Foto: Kallxo.com

Komuna pa Çerdhe

Në Debat Pernime, kandidatët për kryetar të Hanit të Elezit premtuan laboratorë për shkollat e kësaj komune.

Florim Shkreta nga PDK tha se do të bëjnë depolitizimin e arsimit dhe do t’i pajisë shkollat me kabinete.

“Po e premtoj një çerdhe padyshim dhe depolitizimin e arsimit nëpër shkolla. Do t’i pajis kabinetet me gjërat adekuate që ka nevojë një kabinet. Po ashtu e premtoj një shkollë në Lagjen e Re sepse është e nevojshme”, tha Shkreta.

Hyrijete Isufi nga LDK tha se do të investojnë në kabinete.

“Për arsim kemi me ba depolitizim, ish kanë mirë që edhe në arsim dhe shëndetësi tamam me i lanë me punu shlirë. Duhet me investu në kabinete të kimisë, biologjisë dhe fizikës”, tha Isufi.

Kandidati i Pavarur, Rufki Suma, tha se çerdhja e premtuar do të funksionalizohet në shtatorin e vitit të ardhshëm.

“Çerdhja ka qenë e premtuar edhe më herët por na ka mungu lokacioni. Për këtë shkak ka mbetë pa ndërtu. Nëse këtë vit nëse nuk përfundon çerdhja, në shtatorin tjetër do të funskionalizohet. Sa i përket kabineteve ka nevojë në çdo shkollë të ketë laboratorë, ndërsa për terrene sportive kemi arritë që çdo shkollë të ketë të paktën një teren sportiv”, tha Suma.

Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën Vushtrri-Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur sot më 7 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e fshatit Maxhunaj.

Në aksident është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Megjithatë, rreth orës 07:50, Policia ka pranuar njoftim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës se drejtuesi i automjetit, një 22-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor, drejtuesi i automjetit, viktima mashkull 22-vjeçar, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident me fatalitet.