Pastrimi i rrugëve nga bora

Komuna: Gjendja e rrugëve në Prishtinë dhe fshatra është e mirë

Komuna e Prishtinës thotë se gjendja e rrugëve në qytet dhe e rrugëve kryesore të fshatrave është e mirë.

Sipas Komunës, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, me të gjitha kapacitetet e tyre, janë në terren.

“Deri tani, raportohet për gjendje të mire, si në rrugët e qytetit, ashtu edhe në rrugët kryesore të fshatrave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ekipet kanë punuar tërë natën për t’i bërë rrugët të kalueshme.

Komuna bën thirrje për kujdes në vozitje si dhe për çdo vështirësi qytetarët mund të thërrasin në qendrën e thirrjeve, e cila është e hapur 24/7, në numrin 038/245-777.