Shpend Ahmeti. Kuvendi Komunal

Komuna e Prishtinës nuk ka informata se kush po i shfrytëzon banesat sociale

Komuna e Prishtinës momentalisht nuk ka informata se kush janë familjet që i shfrytëzojnë banesat sociale që janë në pronësi të Komunës, të njohura si ‘banesat e Standardit’.

Zyrtarja për media në këtë Komunë, Miranda Mullafazliu, në një përgjigje për KALLXO.COM, ka thënë se momentalisht nuk kanë informata për shfrytëzuesit e këtyre banesave.

“Momentalisht nuk kemi informata se kush janë shfrytëzuesit, në momentin që do t’i kemi këto informata, do t’përcjellim tek ju”, ka thënë Mullafazliu.

Ajo nuk ka treguar për afatin kohor, se kur mund t’i kenë këto informata.

Komuna e Prishtinës, në prill të vitit 2017, kishte ndarë 100 banesa për 50 familje me kushte të rënda sociale, nga 331 familje sa kishin aplikuar gjithsej.

Për familjet e mbetura pa banesa sociale ishte premtuar që do t’i bëhej një zgjidhje brenda 3 viteve.

 

https://kallxo.com/komuna-e-prishtines-ndan-50-banesa-sociale/

 

Ndërsa, për lirimin e këtyre banesave, Komuna e Prishtinës, në shkurt të 2017, kishte larguar të gjitha familjet që nuk ishin raste sociale, ndërsa drejtori i atëhershëm i Pronës, Dren Kukaj, kishte thënë se pushtetarët e LDK-së në Prishtinë si Halim Halimi, Sabedin Haxhiu, Muhamet Gashi e të tjerë, kishin përfituar vetë nga këto banesa.