Komuna e Ferizajt, Sipas Fatmire Svarqës

Fatmire Svarqa, bashkëshortja e kryetarit të Ferizajit, Muharrem Svarqa, thotë se stresi në familje është rritur që kur burri i saj u zgjodh në krye të Komunës.
“Nganjëherë mungesa e tij vërehet shumë të ne” thotë ajo.
Sipas Fatmires edhe pushimet familjare janë shkurtuar. Por, thotë se nuk është pishmane që e ka përkrahur burrin të bëhej kryetar.
“Shoh nganjëherë që nuk është shumë i kënaqur me punën e të tjerëve” thotë Fatmire Svarqa.
Semaforët janë gjëja më e mirë që ka bërë Komuna në krye me burrin e saj, vlerëson ajo.

Ndërsa, për dështimin e vazhdueshëm për ndërtimin e spitalit, Fatmirja fajin ia hedh opozitës.
“Vazhdimisht bisedohet rreth spitalit. Ka qenë disa herë në tendera. Opozita është mundu aq e fortë të tregohet dhe e ka ndërpre disa herë. Mirëpo, spitali do të realizohet dhe do të fillojë në pranverën e vitit 2016 me ndërtim” tha ajo.
Sipas saj, Ferizaj do të marrë një pamje të bukur, sepse burri i saj ka edhe dy vite të tjera në udhëheqje.
Dy vjet më herët, Fatmire Svarqa në emisionin “Jeta në Kosovë” teksa kishte folur për karakterin e burrit të saj, kishte thënë se në shtëpinë e tyre ajo është “shefi”.

Një javë më parë, në emisionin “Jeta në komunë“, kryetari Svarqa është përgjigjur para Jeta Xharrës dhe asamblistëve të Komunës, për ato që i ka realizuar dhe për dështimet në gjysmë të mandatit si kryetar i Ferizajt.