Nënshkrimi i marrëveshjes | Foto: Komuna e Mitrovicës
Komuna dhe Ministria Rregullojnë Bashkë Rrugën në Suhodoll
Të premten kryetari Bahtiri dhe ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e rrugës në fshatin Suhodoll, thuhet në një komunikatë të komunës.
Vlera e këtij projekti arrin shumën prej 153,945.65 euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje përveç kryetarit Bahtiri dhe ministrit Rasim Demiri, morën pjesë edhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të dy institucioneve shtetërore- Komunës së Mitrovicës Jugore dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Bahtiri tha se ishte i lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me ministrin Demiri.
Ai gjithashtu theksoi se me këtë marrëveshje për rrugën në Suhodoll Ministria e Zhvillimit Rajonal do të ndajë gjithsej 80,000.00 euro, ndërsa Komuna e Mitrovicës, 73,945,65 euro.
Kryetari Bahtiri po ashtu falënderoi ministrin Demiri dhe stafin e tij për mbështetjen financiare që iu dha Komunës së Mitrovicës.