Posteri i fshirë në Twitter që kishte kompania australiane, ku shfaqet monumenti i Jasenovacit.

Kompania australiane heq reklamën e xhiruar në monumentin e Jasenovacit

Kompania australiane Valley Eyewear hoqi xhirime e bëra në kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac në Kroaci nga një reklamë syzesh pas një proteste publike.

Pas ankesave rreth përdorimit nga Valley Eyewear të videove dhe fotografive të vendit të ish-kampit të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac në Kroaci, kompania ka hequr të gjitha pamjet nga faqja e saj në internet dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe kërkoi ndjesë publikisht.

Kompania përdori videot dhe fotografitë e Monumentit të Lules në Jasenovac, i cili i kushtohet mijëra serbëve, hebrenjve, romëve dhe antifashistëve të vrarë në kamp në mes të viteve 1941 dhe 1945 nga lëvizja fashiste ustashe kroate, në një reklamë për të promovuar syze dielli.

 

Sipas listës të emrave të Qendrës Përkujtimore të Jasenovacit, në kamp u vranë 83,145 vetë.

Kompania e postoi videon në Facebook për të reklamuar linjën e saj të syzeve të diellit “Black”.

Ajo tha se videoja ishte “filmuar në Kroaci në një nga vendet më historike dhe më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, në Jasenovac, në kujtim të dhjetëra mijëra njerëz që u vranë aty”.

 

Por kritikët u shprehën se se përdorimi i vendit për qëllime reklamimi ishte e papërshtatshme dhe ofenduese ndaj viktimave.

“Brigada që masakroi njerëzit dhe fëmijët në Jasenovac quhej Legjioni i Zi, ashtu si syzet tuaja,” shkroi një tjetër përdorues i Twitter.

Megjithatë, Valley Eyewear mbajti videot dhe fotografitë e modeleve që mbanin syze dielli të kompanisë në një monument jugosllav antifashist në Podgaric në Kroaci.

Monumenti i Revolucionit të Popullit të Moslavinës shënon vendin ku dikur ishte një spital në terren për partizanët antifashistë.

Në reklamë, modelet qëndrojnë në kullën e memorialit, ku ndodhen eshtrat e rreth 1,000 partizanëve të vdekur.

Kompania kërkoi ndjesë të martën për përdorimin e materialit të Jasenovacit.

“Fola me kreun e Monumentit së Jasenovacit dhe me një nga udhëheqësit e komunitetit hebre në Australi dhe u dërgova atyre ndjesën tonë,” tha Michael Crawley, themeluesi i “Valley Eyewear”, në një njoftim për shtyp.

“Të gjitha përmbajtjet e regjistruara në atë vend janë hequr. Ne nuk kemi ndërmend të ofendojmë asnjë, sidomos sepse ne jemi krenarë për faktin që jemi një markë multikulturore dhe tolerante,” shtoi Crawley.