Kolona në Merdar, Pritje Deri në një Orë

Në pikën kufitare në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë zgjatën deri në 1 orë, ndërsa në dalje të Kosovës nuk pati pritje përveç kontrollit 10 minutësh.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka apeluar që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare që për shkak të fluksit të madh të shmangin pritjen.

Ndërkohë, ndryshe nga orët e mëngjesit, pasdite nuk ka pritje të gjata.

Policia e Kosovës edhe ditë më parë ka bërë thirrje që për shkak të vonesave dhe kolonave në Merdar të shfrytëzohen edhe pikat e tjera kufitare me Serbinë./21Media