Foto: Halil Matoshi/Facebook

Këshilltari i Haradinajt Fton Prokurorinë ta Hetojë Deportimin e Turqve

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje prokurorisë që ta hetojë rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, të arrestuar në rrethana misterioze mëngjesin e së enjtes në Prishtinë e Gjakovë.

Në një postim në Facebook, Matoshi i ka lavëëruar masat që i ka ndërmarrë kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme duke “liruar nga detyra” ministrin e brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjensionit Kosovar të Inteligjencës, Driton Gashi.

“Haradinaj bëri të domosdoshmen – Prokuroria ta bëjë të duhurën”, tha Matoshi, madje dukee përdorur shprehjen “kidnapim” si referencë ndaj mënyrës së arrestimit të shtetave turq, të afërt me klerikun turk në ekzil, Fetullah Gulen.

“Janë të dështuara përpjekjet që në çfarëdo forme të ndërlidhen “njerëzit e Haradinajt” me kidnapimin dhe deportimin në mënyrë arbitrare të gjashtë qytetarëve turq në vendin e origjinës (?) është thjeshtë tendencë e deshpëruar e shpërndarjes së përgjegjësisë, (sepse sot është vetëm, politike e nesër mund të jetë edhe penale?) në ndërkohë që Haradinaj nuk është informuar fare për operacionin, sepse po ta dinte – duke e njohur sensin e tij për drejtësi – kurrë nuk do të ndodhte depërtimi”, tha Matoshi.

“E vërteta do të dalë në shesh dhe ajo nuk mund të fshihet nga askush përgjithmonë e me fakte alternative ose të fabrikuara”.

“Duhet një hetim i hollësishëm, nga i cili dikush pëson, por fiton Republika, kurse estabilishmenti emancipohet, me e ruejt tjetrin nga vetja!”, tha ai.