Sulmi ndaj Gazetarit Taulant Osmani

Kërkohet i Dyshuari i Dytë për Sulmin ndaj Gazetarit të KALLXO.com

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, tha se personi i dytë i involvuar në sulmin ndaj gazetarit të KALLXO.com, Taulant Osmanit, gjendet në arrati.

Maloku tha për KALLXO.com se personi i dytë është identifikuar dhe do të arrestohet në momentin që zbulohet vendndodhja e tij.

“Po presim ta arrestojmë në çdo moment. Është në arrati dhe i njëjti do të ndalet për 48 orë”, tha kryeprokurori Maloku.

Për të arrestuarin e parë, Maloku tha se do të bëhet kërkesë për paraburgim.

“Ne kemi pranuar kallëzimin penal për veprën penale ndaj njërit nga të dyshuarit, ndaj te cilit do bëhet kërkesë për paraburgim. Kemi bërë aktvendim për zhvillim të hetime”, tha më tutje Maloku.

Të shtunën në mesditë, gazetari i KALLXO.com, Taulant Osmani u sulmua, kërcënua dhe u fye deri sa ishte duke përcjellë një protestë të zhvilluar nga shoqëritë civile në Gjilan për zhvendosjen e shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.

http://kallxo.com/sulmohet-kercenohet-dhe-fyhet-gazetari-i-kallxo-com/

Sulmin ndaj gazetarit Taulant Osmani e kishin dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, etj.