Kërcënon Policët që i Shqiptuan Gjobë

Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit ditor të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së shtunës në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

Teksa zyrtarët policorë e kishin ndaluar dhe ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje, i njëjti i ka kanosur policët.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.