Foto: Ilustrim

Këmbësori Vdes Pas Shtypjes nga Vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit rreth orës 18:30.

Një këmbësor i moshës 60-vjeçare është goditur nga një makinë, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Komandanti i stacionit policor të Rahovecit, Osman Ismajli, tha për KALLXO.com se policia është vënë në ndjekje të shoferit të dyshuar por ende nuk ka arritur ta kapë.

“Vetura në shpejtësi të madhe e ka goditë këmbësorin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Jemi në kërkim të të dyshuarit” ka thënë Ismajli.

Ai ka konfirmuar raportin se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.