KDI kritikon punën e Kuvendit të Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI )konsideron se Kuvendi i Kosovës e ka bërë trend që të mos i përfundoj seancat plenare shkaku i kuorumit.

Artan Murati  nga ky institut tha se në pamje të parë po thuhet se shkaku i opozitës nuk po bëhet kuorumi, por që sipas tij edhe deputetët në pozitë vijnë në seancë regjistrohen e pastaj e lëshojnë sallën.

“Nuk po ka koordinim të mirë të subjekteve në pushtet. Nga gjitha seancat e mbajtura këtë vit vetëm një ka përfunduar”, tha ai duke ftuar kryesinë të mbaj mbledhje të rregullta. Kërkojmë rol më të madh prej kryetarit të kuvendit ta kthej normalitetin e punës në kuvend”, tha Murati.

Murati tha se plotësisht e kuptojnë që opozita bojkotin ka të drejtë dhe mund ta përdor si instrument politik sepse nuk është detyrë e opozitës ta bëjnë kuorumin.

“Opozita ka qenë aktive në sesionin pranveror por mekanizmat e njëjtë nga opozita nuk po përdoren në sesionin vjeshtor. Opozita duhet të kërkoj mekanizma tjerë përveç bojkotit”, tha ai

E Jeta Krasniqi ka folur rreth dialogut Kosovë Serbi që sipas saj duhet të vendoset në Kuvend.

“Paritë politike parlamentare është mirë të ulen të diskutojnë”, tha Krasniqi duke shtuar se për 7 vite ka pas një sërë marrëveshje dhe se jemi duke shkuar drejt përfundimit të dialogut.

Kuvendi sipas Krasniqit j duhet të kërkoj nga qeveria sqarim se çka ka ndodh me marrëveshjet që janë bërë gjatë 7 viteve.

“Kuvendi duhet ta ftoj kryeministrin në raportim për marrëveshjet e dialogut Kosovë Serbi”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se Kuvendi duhet të kërkojë nga qeveria që tua dërgoj gjitha marrëveshjet që janë arrit në kuadër të këtij procesi pasi qeveria nuk i ka dërguar gjitha dokumentet nga marrëveshjet e arritura.

Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve Artan Murati tha se “çështja e zgjedhjeve është tu u përmend tash e sa kohë por pozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta rrëzuar qeverinë por edhe KQZ nuk është funksionale”.