Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Kapet në Flagrancë Hajni i Dyshuar

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 12:40, në rrugën e “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhjeje.

Vjedhja ka ndodhur në po të njëjtën rrugë, ku viktimës së gjinisë femërore i është vjedhur nga xhepi një telefon “Samsung”.

Ka qenë i shpejtë reagimi i policisë ajo që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar në flagrancë (në vendin e  ngjarjes), njofton Policia.

Personi i dyshuar është B. Berisha, 43-vjeç, i cili figuron në të dhënat e Policisë si recidivist i veprave të natyrës së njëjtë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.