KALLXO 360: Gjykimi i Rastit Badovci

KALLXO.com sjell xhirime të teknologjisë më të lartë 360 shkallë nga seanca e sotme gjyqësore në rastin e të akuzuarve për vepra terroriste te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës.

Në këtë seancë, njëri nga të akuzuarit tha se te liqeni planifikonin ta hanin syfyrin, një vakt ushqimi gjatë kohës së ramazanit.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit afër Prishtinës me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkrtesën ISIS.