KALLXO 360: BIRN-i Fiton Çmim për Sfidat e Punësimit

Çmimet për këto çështje i dha sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me “Projektin EYE”.

Vendi i parë për çështje ekonomike iu nda gazetarit Besnik Boletini me temën “Sot Punon, Sot Han”, ndërsa të tretin e mori gazetari Nexhat Tovërlani me shkrimin e titulluar “Familjarët Punësohen në Shkolla pa Konkurs”.

Shkëlqim Hysenaj, kryetar i AGK-së tregoi se sa shkrime ishin në konkurrencë.

“Mendoj se ky projekt ka qenë mjaft i rëndësishëm për punën e gazetarëve. Ashtu siç u tha kanë qenë 14 punime në garë të ngushtë për tre vende. Besoj se projektet e tilla janë mjaft të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve në raportimin në çështjet që janë të rëndësishme, pra siç është punësimi,” tha Hysenaj.

Florina Ujupi fitoi me shkrimin e titulluar “Kontradiktat mes Arsimimit dhe Tregut të Punës”.

Në këtë analizë hulumtuesja ekonomike e BIRN-it shkroi se punësimi në Kosovë kryesisht ka karakter familjar, ndërsa kualifikimet që kërkohen nga bizneset nuk ofrohen nga sistemi arsimor.

Kontradiktat mes Arsimimit dhe Tregut të Punës

Në maj të këtij viti Gazeta Jeta në Kosovë fitoi çmimin e dytë të BE-së për gazetari hulumtuese.

Çmime BIRN-i dhe produktet e tij në Kosovë fituan edhe në janar.

http://kallxo.com/birninternews-kosova-marrin-cmimet-kryesore-vjetore-te-gazetarise-2015/