Kadri Veseli nis fushaten parazgjedhore Foto: Kadri Veseli Facebook

Kadri Veseli nis fushatën parazgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur fushatën parazgjedhore.

Ai sot gjatë ditës ka vizituar disa qytete të Kosovës ku ka prezantuar platformën “Dekada e Re”.

“Në Prizren, Rahovec, Suharekë, Malishevë e Dragash për mobilizim që Kosovës t’i sjellim fitore me platformën e Dekadës së Re. Një entuziazëm i jashtëzakonshëm tek strukturat dhe qytetarët që të na bashkohen në sfidat dhe sukseset e radhës për Kosovën. Me njerëz profesionistë e punëtorë që duan të punojnë për vendin e tyre”, ka shkruar Veseli.

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, vendi është në prag të zgjedhjeve.

Partitë politike në Kosovë kanë deklaruar se janë për shkuarjen në zgjedhje.

Tani është në dorë të presidentit Hashim Thaci të shpërbëjë Kuvendin dhe të caktoj datën e zgjedhjeve.

Për javën e ardhshme është paralajmëruar një takim mes presidentit dhe partive politike.