Jeta në Dragash, Novobërdë e Ranillug

Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, kryetari i Novobërdës, Svetislav Jovanoviq dhe ai i Ranillugut, Gradimir Mikiq do të flasin nesër në debat televiziv në kuadër të për dy vitet e para të qeverisjes së tyre në këtë mandat.

Në debatin për Dragashin, kryetari Selim Jonuzi dhe asamblistët komunalë do të debatojën për atë se ku kanë mbetur premtimit e Jenuzit të dhëna në vitin 2013 në kuadër të fushatës zgjedhore.

Jenuzi do të flasë pse ende nuk janë ndërtuar tri shkolla të premtuara në fushatë zgjedhore; pse qe tri vjet komuna nuk ka dhënë asnjë bursë për studentët nga Dragashi; pse Komuna ka dhënë 24 mijë euro subvencione për vitin 2016; pse nuk janë shtruar rrugët e premtuara dhe pse numri banorëve të Dragashit po bie nga viti në vit.

Debati për Dragashin do të transmetohet në RTK, të dielën në orën 12:00.

Në debatin për Ranillugun, kryetari i komunës, Gradimir Mikiq do të flasë pse kjo komunë ende nuk ka një ndërtesë të veten; pse mungesa e kanalizimit e ka dëmtuar një rrugë  të sapondërtuar dhe pse, sipas tij, Agjensioni Kosovar i Privatizimit është fajtor për mosprivatizimin e një ndërmarrjeje në këtë komunë.

Debati për Ranillugun do të transmetohet të dielën në RTK në orën 13:00.

Në debatin për Novobërdën që do të transmetohet menjëherë pas atij të Dragashit në RTK, kryetari i komunës Svetislav Jovanoviq do të përgjigjet pse shumë rrugë të Novobërdës presin të ndërtohen; pse Shtëpia e Pleqve u ndërtua por nuk është funksionale dhe pse ujësjellësi nëpër fshatra paraqet një ndër problemet më të mëdha të komunës.

Debati për Novobërdën do të transmetohet të dielën në RTK në orën 13:30.