Javën e ardhshme në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita ‘Peizazhet e Sejdi Kapllanajt’

Më 20 nëntor 2018, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, do të hapet ekspozita “Peizazhet e Sejdi Kapllanajt”.

Ekspozita do të përmbajë rreth dyzet punime, pikturë në teknikat vaj dhe akril, të realizuara viteve të fundit dhe në kuadër të një cikli të vetëm; peizazh.

Në vlerësimin e GMK-së prë ekspozitën, thuhet se peizazhet e Sejdi Kapllanajt na dërgojnë në një rrugëtim magjepsës me ngjyra të spektrit të ylberit që dhurojnë emocion shpirtëror.

Duke kërkuar përmes stinëve të ngjyrave të piktorit Kapllanaj, gjejmë bukuritë natyrore që paraqiten në teknika të ndryshme që mbështeten në elemente të pa përfunduara siç janë: lisi, malet, fusha dhe kullat.

Ekspozita financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i saj është Jeton Rexhepi.