Parashikimi i motit

Javën e Ardhshme Mot më i Kthjellët

Sot është dita e parë e fundjavës, e meteorologët parashohin mot me vranësira të pjesshme, të cilat në orët e pasditës mund të jenë më të theksuara.

Temperaturat do të sillen në mes minus 3 e 7 gradë Celsius.

Nesër, pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të lëvizin në mes minus 2 e 8 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme do të kemi mot me pak vranësira e me më shumë çaste me diell. Temperaturat do të sillen në mes minus 2 e 10 gradë Celsius./21Media