Foto: REL/Shutterstock

Ismaili : Kursyem 6 milionë euro duke e luftuar korrupsionin me barna

Ministri i Shëndetësisë,Uran Ismaili në një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me  luftimin e korrupsionit, tha se me marrjen e mandatit si ministër e ka gjetur Ministrinë e Shëndetësisë në një gjendje kaotike.

“Kemi filluar hulumtimet e tregut dhe të mos lejojmë që blerjet tona të jenë shumëfishtë më të shtrejta se barnatoret, kjo politikë ka pasur sukses. Sot  Ministria e Shëndetësisë ka blerë barna për 6 milion euro më lirë se vitin e kaluar, 6 milion euro që kanë mundësuar të investohet në spitale, pajisje e shtretër për pacientët tanë” tha Ismaili.

Sipas Ismailit Korrupsioni në shëndetësi është dhimbje direkte për qytetarët e Kosovës pasi që sipas tij deri më tash nuk është investuar për pacientët por për pasurim në kurriz të pacientëve.

“Kur një qytetar që e çon fëmijën në spital e nuk ka barna, nuk ka qenë faji vetëm te buxheti i vogël por te fakti që një bar që ka kushtuar disa centë është blerë 32 euro. Prindi dhe familja detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet e barnave, rrëfimet e tilla janë të pafundme. Kjo më së miri mund të shihet në një ilaq të kancerit, në vitin 2016 është blerë për 652 mijë euro, sasinë e njejtë e kemi blerë tani 75 mijë euro, pra për një kontratë janë shpëtuar qindra mijëra euro” tha ai.

Sipas Ismaili  tani mbetet që punën ta bëjë Prokuroria e cila ka folur për rastin e hetimit të barnave .

“Dëshiroj ta çoj një porosi se kjo politikë ka filluar më herët se java e korrupsionit, porosia është që të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi ndaj parasë publike në MSH duhet të jenë të kujdesshëm” tha Ismaili.