Varret e masakrës së Srebrenicës. Foto: Wikimedia/Michael Büker

Ish-ushtari kujton natën e ekzekutimit të boshnjakëve nga Srebrenica

Ish-ushtari serb i Bosnjës Zoran Eriq tha në Gjykatën e Lartë të Beogradit të mërkurën se ai ndihmoi të mbuloheshin trupat e 200 deri 300 viktimave të Srebrenicës me kashtë, pas një nate vrasjesh masive në një fermë bujqësore në Kravicë në Bosnjë në korrik të vitit 1995.

Eriç vlerësoi se ai pa midis 500 dhe 1000 boshnjakë të vdekur jashtë hangarit, pa përfshirë të tjerët që ishin brenda.

“Nuk i numërova. Aq m’u duk se ishin,” tha Eriq në gjykatë.

Ai tha se ai e kaloi një natë më parë në një hambar pranë hangarit dhe pretendoi se dëgjoi boshnjakët e kapur të thërrisnin “Allahu Akbar” dhe thirrje “për t’i mbytur çetnikët me duar” para se të fillonin të shtënat.

Eriq tha se më vonë dëgjoi një histori që katër të burgosur boshnjakë ishin revoltuar dhe kishin vrarë një roje të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, pas të cilës forcat serbe filluan të qëllonin të kapurit, por shtoi se ai nuk e pa personalisht incidentin.

Ditën tjetër dy ushtarë të tjerë kërkuan ndihmën e tij për të mbuluar trupat përpara hangarit, sepse dëgjuan se paqeruajtësit e OKB po i afroheshin zonës, tha Eriq.

Dy dëshmitarë të tjerë i treguan gjykatës se si transportuan trupat nga Kravica në një varr masiv në fshatin e afërt të Glogovës pasi vrasjet mbaruan.

Shoferi i kamionit Ostoja Stanojeviq tha se kur çoi kamionin në Glogova, ai pa varrin masiv me disa trupa tashmë në të.

Një tjetër shofer, Krsto Simiq, tha se ai ishte dërguar në Kravicë pa i thënë se cila do të ishte detyra e tij dhe se anëtarët e Korpusit të Mbrojtjes Civile ngarkuan kufomat në kamionin e tij.

“Pashë një varr të hapur në Glogova. Ao ishte 50 deri në 60 metra e gjatë, me një platformë zbritëse në njërin fund që të hynin automjetet,” tha Simiç.

Ai tha se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit atij iu tha që të kthehej në Glogova për të lëvizur përsëri trupat, kësaj here në një varr masiv në Zeleni Jadar.

Vrasjet në depon në Kravicë ishin midis ndër disa nga masakrat e kryera nga forcat serbe të Bosnjës pas rënies së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ku mbetën të vdekur të paktën 7,000 burra dhe djem boshnjakë.

Tetë ish-anëtarë të një brigade speciale të policisë nga Republika Srpska akuzohen për kryerjen e një krimi lufte kundër civilëve në Kravicë më 14 korrik 1995.

Nedeljko Milidragoviq, Aleksa Golijanin, Milivoje Batinica, Aleksandar Daceviq, Bora Miletiq, Jovan Petroviq, Dragomir Paroviq dhe Vidosav Vasiq akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 1,300 civilëve në depo.

Prokuroria serbe i akuzoi ata në vitin 2015 dhe gjyqi u hap në shkurt të vitit 2017, por procedurat janë shoqëruar me vonesa.