FOTO Xhavit Drenori -Fcb

Ironia e Xhavit Drenorit me tramvajin e kryetarit Ramiz Lladrovci

Kreu i Drenasit kishte paraparë një investim interesant në fillim të këtij viti. Pas një takimi me kryetarin e partisë së vet, Kadri Veseli e me ministrat, Uran Ismajli e Ablard Tahiri, Lladrovci kishte thënë se do ta ndërtoj një rrugë për tramvaj nga qyteti i Drenasit në drejtim të stadiumit Nacional, që është paraparë të ndërtohet te Kroi i Mbretit.

Por, i pari i komunës së Drenasit gjatë një nënshkrimi të memorandumit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn nuk e përmendi fare rrugën për tramvaj.

Një ditë pas asaj marrëveshje, ka reaguar Xhavit Drenori, ish-asamblist në komunën e Drenasit.

Ai ka ironizuar me premtimin e Lladrovcit duke thënë se proteston ndaj ministrit Lekaj.

“Protestoj ashpër ndaj ministrit të AAK-së! E padrejtë që për shkak se kryetari Lladrovci nuk është me në AAK mos me e përkrahë Pal Lekaj në premtimin (rrenën e madhe) për tramvajin Drenas-Aeroport”, ka shkruar Drenori në ‘Facebook’.

Drenori ka edhe një propozim për kryetarin e Drenasit.

“Unë i propozoj kryetarit Lladrovci që ta ndërroj për naj ditë partinë (të kaloj prapë ne AAK), vetëm deri të përfitoj investimin nga ministria e AAK-së. Sakrificë që ja vlenë dhe besoj që secili nga ne do kishim mirëkuptim për këtë lëvizje ( pak a shumë si Zidan me Realin). Tramvaj / Tranziti ?!” ka shkruar ai.

 

https://kallxo.com/memorandum-per-3-rruge-lladrovci-e-lekaj-nuk-e-permendin-rrugen-e-tramvajit/?fbclid=IëAR3OZksKE5ËQV7CWnmi92QVË0Zdi-5GNfp3ËAX0BisbxBV6nC89iTP9yMLQ

.