Foto-ilustrim: Policia e Kosovës

IPK Konferencë për Detajet e Arrestimit të Policëve

Po vazhdon ende operacioni nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që në fokus kanë disa zyrtarë policorë të rajoneve të ndryshme të Kosovës.

Zyrtarët policorë janë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Zëdhënësi i Inspektorati Policor i Kosovës, Arbër Beka, tha për KALLXO.com se IPK-ja së bashku me Prokurorinë e Shtetit janë ende në proces të këtij operacioni.

“Ende jemi në proces. Gjithçka rreth këtij operacioni do ta bëjmë publike sot në konferencën e cila do mbahet në IPK bashkë më dy kryeprokurorët e prokurorive të Prizrenit dhe Mitrovicës në ora 16:00”, tha Beka për KALLXO.com.

Gjithashtu, në këtë konferencë të jashtëzakonshme do të shpalosen detajet e këtij hetimi  disamujor.