Akademik Idriz Ajeti

Instituti Albanalogjik themelon çmimin ‘Idriz Ajeti’

 Instituti Albanologjik i Prishtinës ka themeluar çmimit vjetor ‘Idriz Ajeti” i cili do t`u jepet studiuesve të njohur të shkencës albanologjike.

IAP është në procedurë për të themeluar rregullativën e duhur ligjore për çmimin, i cili do të nis të ndahet në pjesën e dytë të këtij viti.

Themelimi i këtij çmimi vjen vetëm pak ditë pas vdekjes së akademik Ajeti, studiues i rëndësishëm i shkencave të albanologjisë dhe një prej themeluesve të shumë institucioneve arsimore, shkencore dhe kulturore në vend.

Hysen Matoshi, drejtor i IAP-së, në një prononcim për Kallxo.com ka pohuar se çmimi “Idriz Ajeti” do të jetë çmimi vjetor i IAP me të cilin do të nderohen studiuesit e fushave  albanologjike, duke përfshirë ato gjuhësore, letrare, historike, etnologjike, folklorike, etj.

“Këtë vit parashihet ky që të jepet për veprën më të mirë të botuar gjatë viti 2018 në shkencat albanologjike. Ne kemi përgatitur rregullativën, ajo është në proces të miratimit, një juri profesionale do të ngritet, e cila do të vlerësojë nominimet që do të vijnë për këtë çmim”,  ka thënë dejtori Matoshi.

 Matoshi ka thënë se ky çmim që u dedikohet të gjithë arritjeve në fushën e albanologjisë do të ketë dhe një kundërvlerë monetare, vlerë e cila sipas drejtorit të IAP-së do të caktohet çdo vit nga Këshilli Drejtues i këtij institucioni.