Bashkëpunimi akademik Kosovë-Shqipëri - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për bashkëpunimin akademik Kosovë-Shqipëri.

Ku po gërmojnë ekipet e përbashkëta me arkeologë të Kosovës e Shqipërisë?

Cila është përvoja e arkeologëve të Kosovës me hulumtimet në nekropolin e Shkupit antik, ku është gjetur pllaka me mbishkrimin Dardanus?

Çka po ndodh me fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë në bazë të atlasit etnografik, të punuar prej Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe ajo që po punohet nga Instituti Albanologjik?

Ku mund të punësohen antropologët që përfundojnë studimet në UP?

Të ftuar janë:

Olsi Lelaj, drejtues i Departamentit të Etnologjisë,

Tahir Latifi, shef Departamenti i Antropologjisë në UP,

Lumnie Kadria nga Departamenti i Etnologjisë në Institutin Albanologjik,

Arben Hajdari, arkeolog në UP.